Rajoni

Greqia refuzon thirrjen e Turqisë për rinegocim


Qeveria greke, të martën, ka deklaruar se ka refuzuar thirrjen nga Turqia për një rinegocim të Traktatit të Lozanës të vitit 1923. Ky Traktat përcakton kufijtë modernë midis dy vendeve, duke vënë në dukje se ndryshimi i vetëm midis Athinës dhe Ankarasë, është caktimi i kufijve të zonave detare.

Të hënën Ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, përfshiu përsëri çështjen e ndryshimit të Traktatit të Lozanës, si një nga çështjet bilaterale për t’u adresuar.

I pyetur për të komentuar mbi lëvizjen e kërkuar nga Donmez, zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se “ekziston një kornizë e qartë dhe është ajo e kontakteve kërkimore”.

“Ne kemi një ndryshim që është caktimi i zonave detare. Shpresojmë që Turqia të ndalojë veprimet deklaratat provokuese dhe të kapë fillin që ndërprenë në Mars 2016″, tha ai duke iu referuar kontakteve midis dy vendeve që u ndërprenë në 2016. Petsas shtoi që zgjidhja e këtij ndryshimi do të jetë “për përfitimin e popujve të të dy vendeve, por edhe të popujve të Mesdheut Lindor”.

Megjithatë, duke iu referuar kontakteve eksploruese dhe shënjimit të zonave detare, Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar të martën se Greqia ka frikë nga dialogu me Turqinë.

“Ne i themi po kësaj, por pala greke nuk po vjen. Për shkak se hezitojnë, kanë frikë. Pse kane frike? Sepse nuk kanë të drejtë. Kemi të drejtë, prandaj jemi të fortë për ta”, tha ai.

“Ne themi le të ulemi në tryezë sa më shpejt të jetë e mundur, të flasim për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, dhe të gjejmë zgjidhje politike për të gjitha problemet tona përmes dialogut”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore