Rajoni

Greqia: Nuk kemi ftesë zyrtare nga Turqia


Greqia nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare mbi rifillimin e bisedimeve me Turqinë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioannou.

“Siç e dini, Greqia ka shprehur vullnetin për të rinisur bisedimet”, deklaroi Papaioannou. “Zonat ekskluzive ekonomike dhe delimitimi i shelfit kontinental duhen zgjidhur”.

Më herët, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, deklaroi se ka një ftesë zyrtare për Athinën mbi rinisjen e bisedimeve. Kjo ftesë, bëhet me ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Takimi pritet të mbahet në dy javët e ardhshme. Të pranishëm, priten të jenë Cavusoglu dhe homologu i tij grek Nikos Dendias.

Çështjet e Mesdheut lindor kanë qenë temë e gjerë diskutimi midis dy vendeve në vitet e fundit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore