Vende

Greqia heq karantinën për vizitorët e 30 vendeve


Greqia ka njoftuar se së shpejti do të rihap turizmin për vizitorët nga më shumë se 30 vende. Kjo nënkupton heqjen e karantinës, për sa kohë që ata janë vaksinuar kundër Coronavirus-it ose kanë rezultuar negativisht në testimin për Covid-19 jo më gjatë se 72 orë para hyrjes së tyre në vend.

Ky vendimi u njoftua nga një zyrtar i Ministrisë së Turizmit.

Nga 19 prilli, udhëtarët nga i gjithë Bashkimi Evropian dhe pesë vende të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Izraeli, Serbia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të duhet më të bëjnë karantinë pas mbërritjes në Greqi. Me kusht që të tregojnë prova se janë vaksinuar plotësisht kundër vaksinës COVID-19.

Masat merren teksa Greqia përgatitet të hapë sektorin e saj të turizmit më 14 maj, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

© PNIK/Shutterstock

Sipas rregulloreve aktuale, të gjithë vizitorët që mbërrijnë në Greqi duhet të paraqesin teste negative dhe më pas karantinë për shtatë ditë. Rregullat lokale të izolimit kanë qenë në fuqi në të gjithë Greqinë që nga nëntori teksa vendi hyri në një valë të dytë të pandemisë.

Muajin e kaluar, megjithatë, ministri i turizmit, Haris Theoharis, tregoi se sapo të vaksinohen njerëzit e moshuar, ai do të fillojë të vaksinojë ata që punojnë në sektorin e turizmit. Kjo gjë sipas tij, rrit përpjekjet për të mirëpritur vizitorët përsëri.

Zyrtarisht, sezoni turistik veror i këtij viti në Greqi, siç theksohet në mënyrë të përsëritur nga ministri kompetent Theocharis, do të fillojë më 14 maj 2021, ku qytetarët nga vendet e tjera të huaja do të lejohen të hyjnë, me kusht që të kenë imunitet, ose një test negativ të COVID.

Udhëtarët duhet të kenë parasysh se ata duhet të ndjekin udhëzimet lokale të shëndetit publik edhe nëse janë testuar negativisht ose janë vaksinuar kundër COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore