Rajoni

Greqia goditet nga tërmeti


Ilustrimi i fotografise

Tetë tërmete me magnitudë prej 3 shkallë së Rihterit kanë goditur Greqinë në 24 orët e fundit.

Drithjet e tokës kanë vazhduar edhe mëngjesin e ditës së mërkurë.

Gjatë ditës së martë në shtetin grek janë regjistruar edhe rreth 43 tërmete me magnitudë prej 2 ballësh.

Në faqen e zbulimit për tërmete “Volcano discovery”, epiqendrën e kishte në juglindje të qytetit Phthiotis.

Në muajin qershor Greqia kishte pasur një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, me epiqendër qytetin jugperëndimor të Nisyros.

Ndërsa nuk ishte raportuar për dëme në njerëz po materiale nga lëkundjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore