Lajme

Greqia goditet nga një stuhi e fortë dëbore


Një stuhi e forte dëbore që ka goditur Greqinë ka detyruar qeverinë greke të ngadalësojë procesin e vaksinimit në vend. Temperaturat shënuan një rënie deri në -19 gradë celsius. Situata ishte më problematike në zonën e Athinës dhe në Medea. Për shkak të stuhisë që goditi vendin qytetarët u këshilluan të  qëndrojnë në shtëpi.

“I rekomandojmë njerëzve që të tregojnë shumë kujdes në të gjitha lëvizjet”,  tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Qendrat e mëdha të vaksinimit që mund vaksinojnë deri në 20 mijë njerëz në ditë u mbyllën për shkak të motit të keq. Për shkak të motit ekstrem, në Greqinë qendrore dhe në shumë komuna në kryeqytetin grek mungonte energjia eletrike apo furnizimi me ujë.

Rreth 450 persona, që ishin të detyruar të qëndronin në çadra , pavarësisht temperaturave  të ulëta dhe ngricave, u zhvendosën një  instalacion tjetër.  Shërbimi i zjarrfikësve deklaroi se kishte marrë më shumë se 600 thirrje për ndihmë, deri në pasditen e 17 shkurtit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore