Rajoni

Greqia do të zgjasë shërbimin ushtarak në 12 muaj


Këshilli për Punët e Jashtme dhe e Mbrojtjes (KYSEA), të enjten ka vendosur të zgjasë periudhën kohore të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në forcat tokësore.

Vendimi u mor të enjten gjatë një takimi të Këshillit që u kryesua nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Gjithashtu pritet një njoftim zyrtar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopulos.

Ushtarët që shërbejnë përgjatë kufirit të Turqisë apo në ishujt e Egjeut, pritet të përjashtohen nga masa e re.

Të gjithë meshkujve me trup të përshtatshëm, u kërkohet të kryejnë 12 muaj shërbim kombëtar në marinë dhe në forcat ajrore.

Shërbimi ushtarak në Greqi është i detyrueshëm për djemtë nga mosha 19 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore