Rajoni

Greqia do të përkujtojë viktimat hebraikë të Holokausti-t


Qeveria greke do të zhvillojë një event në Ditën e Përkujtimore të Holokaust-it në nder të viktimave hebraike dhe të heronjve të Holokaust-it, të mërkurën në orën 12.00.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, do të përfaqësojë kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në eventin përkujtimor për viktimat hebraike dhe heronjtë e Holokaustit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Në Monumentin e Athinës për Viktimat hebraike të Holokaustit, do të jetë prezent dhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Gjithashtu, në orën 19:00, Varvitsiotis do të përfaqësojë qeverinë Greke në eventin online të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore