Shqipëria

Greqia ashpërson masat për shqiptarët


Për shkak të situatës të krijuar nga pandemia e Covid-19, Greqia ka vendosur të ashpërsojë masat me Shqipërinë, në pikën kufitare të Kakavijës, nga dita e hënë, më 1 mars.

“Shqiptarët do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore. Gjithashtu, është kufizuar edhe orari i lëvizjes në 12 orë. Udhëtarët do lejohen të kalojnë vetëm nga ora 07:00 deri në orën 17:00 në pikën kufitare”.

Po kështu, pala greke ka vendosur edhe një numër të kufizuar të udhëtarëve. Tashmë, 400 shtetas shqiptarë do mund të shkojnë në vendin fqinj brenda orarit të caktuar, ndërsa për drejtuesit e kamionëve do të realizohet testi për Covid-19.

Shqipëria është në kufizimin orar prej orës 6:00 deri në orën 20:00, i cili ka mbetur akoma në fuqi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore