Rajoni

Greqi/ Vetёtestimi pёr Covid-19, i detyrueshёm pёr nxёnёsit dhe mёsuesit


Vetёtestimi pёr Covid-19 do tё jetё i detyrueshёm pёr nxёnёsit dhe mёsuesit kur tё hapen shkollat, si dhe pёr ata qё do tё hyjnё nё provimet pranuese tё universitetit nё qershor, sipas legjislacionit tё Ministrisë së Arsimit të Greqisё.

Kthimi në shkollë në prill do të varet nga procedurat për furnizimin dhe organizimin e vetëtesteve.

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, të martën, lajmёruan se procedurat do tё përfundonin nga mesi i javës së ardhshme.

Në të njëjtën kohë, nxënësit dhe mësuesit në institucionet e arsimit hezitojnë të vaksinohen.

Rreth 52% e mësuesve dhe 22% e nxënësve, pavarësisht privilegjit tё vaksinimit përparësor.

Greqia administron çdo ditё mesatarisht rreth 24 mijё e 626 doza. Me atë ritëm, do të duhen edhe 88 ditë për të administruar edhe 10% të popullsisë.

Greqia raporton rreth 2 mijё e 532 infeksione të reja mesatarisht çdo ditë.

Ka pasur 260 mijё e 77 infeksione dhe 8 mijё e 17 vdekje të lidhura me coronavirusin që nga fillimi i pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore