Rajoni

Greqi: Terroristi i burgosur ndalon në ditën e 66 grevën e urisë


Dimitris Koufodinas, buzëqesh ndërsa flet me avokaten e tij Gianna Kourtovik, gjatë një pushimi të gjyqit të apelit të anëtarëve të grupit vdekjeprurës terrorist të Greqisë

Dimitris Koufodinas, njё grek i dënuar me dёnim tё pёrjetshёm ka përfunduar pas 66 ditёsh një grevë urie tё rrezikshme.

Koufodinas i cili po vuan disa burgime të përjetshme për vrasje, i përkiste grupit gueril të 17 nëntorit.

“Militanti grek i majtë po i jep fund një greve urie 66-ditore. Grevë e filluar si pjesë e një kërkese për transferim burgu”, tha avokati i tij të Dielën.

Koufodinas, 63 vjeç, po trajtohet në kujdesin intensiv tё një spitali pranë burgut të sigurisë së lartë, Domokos në Greqinë qendrore. Javën e kaluar ai pësoi dështimit tё veshkave.

Koufodinas u mbiquajt “Dora e helmit” për vrasjet që bëri si pjesë e grupit të shpërbërë tani të 17 nëntorit. Ai po vuan 11 dënime me burg të përjetshëm, plus 25 vjet për vrasjet të cilat nuk i ka mohuar kurrë.

Kohët e fundit kishte bërë kërkesë për transferim në burgun Korydallos në Athinë

17 nёntori-i emёruar pas kryengritjes studentore tё vitit 1973 nё Greqi kundёr pushtetit tё juntёs-ishin njё grup qё kreu vrasje tё shumta pёr tre dekada.

Udhёheqёsit u arrestuan nё vitin 2002. Vrasjet kishin në shënjestër personelin ushtarak amerikan dhe diplomatët e huaj, së bashku me politikanët dhe industrialistët grekë.

Në një deklaratë të dielën, Koufodinas nisi një sulm ndaj Mitsotakis, i cili vjen nga një sfond politik. Koufodina kritikoi “familjen qeverisëse për zhvlerësimet e ligjeve dhe kushtetutës”.

Sulmi ka të ngjarë të jetë një reagim ndaj faktit tё shfuqizimit tё legjislacionin të vendosur nga administrata e majtë e mëparshme që lejonte Koufodinas të vuante mandatin e tij në një burg me siguri minimale.

Në nëntor tё vitit 2017, kishte një zemërim të gjerë në Greqi dhe jashtë saj pas dhёnies pёr Koufodinas dy ditё leje, nёn kushte mjaft tё buta.

Ndёrkohё, një numër protestash janë mbajtur nga simpatizantët dhe aktivistët e të drejtave civile në javët e fundit. Ata akuzojnë qeverinë për trajtimin e panevojshëm të ashpër të Koufodinas. Disa mbështetës madje kanë kryer sulme zjarrvënie dhe vandalizёm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore