Rajoni

Greqi: Planifikohet lehtësim i masave në fundjavë


Një grua duke fluturuar një balonё në kodrën Filopapou të Athinës, dita e parё e Kreshmёs sё Pashkёve, 15 mars 2021. Pandemia e coronavirusit, goditi veçanërisht Qipron dhe Greqinë këtë dimër.

Qeveria Greke po planifikon të bёjё disa lehtёsime tё kufizimeve tё pandemisё në dy ditët e ardhshme. Ndёrkohё, tё dhёnat tregojnё njё rritje tё numrit tё infektimeve dhe shtrimeve në spital.

Vendi ka qenë në shkallë të ndryshme bllokimi për më shumë se katër muaj dhe tani po përballet me valën e tretë të pandemisë.

Sipas burimeve, qeveria beson se, megjithëse të dhënat epidemiologjike paraqesin një pamje të zymtë, moti me diell i lejon njerëzit të qëndrojnë jashtë për periudha më të gjata kohore.

Skenari më i mundshëm është shtyrja e orarit policor në 9 tё pasdites nga 7 qё ёshtё tani, i cili mund tё zgjasë edhe gjatë ditëve të javës.

Qeveria planifikon të hapë parukeritё dhe sallonet e bukurisё të hënën mё 22 mars dhe të lejojë njerëzit të përdorin makinat e tyre kur dalin për stërvitje.

Një komitet kombëtar ekspertësh që këshillojnë qeverinë mbi pandeminë do të mbajë takimin e tij të rregullt të premten për të shqyrtuar propozimet.

Të mërkurën, autoritetet shëndetësore raportuan njё shifёr prej 3 mijё e 465, të infeksioneve ditore të coronavirusit, 630 pavientё në ventilator. Tё dyja shifra rekord. Shkalla e testeve pozitive ishte 5,5% – në të njëjtin nivel me ditët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias u bëri thirrje të mërkurën patologëve, mjekëve të përgjithshëm, specialistëve të mushkërive dhe anesteziologëve në sektorin privat që të ofrojnё vullnetarisht shërbimet e tyre në spitalet e mbingarkuara të Sistemit Shëndetësor Kombëtar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore