Lajme

Greqi: Pandemia i kushton buxhetit të shtetit 21.7 miliardë euro


Ministria e Financave  në Greqi deklaroi se pandemia është bërë shkak për një anomali në financat publike.

21.7 miliardë euro janë përdorur nga buxheti i shtetit për menaxhimin e COVID-19. Planet fillestare ishin për të shfrytëzuar  një suficit buxhetor fillestar prej 3.5 miliardë eurosh.  Për të menaxhuar situatën u shfrytëzua  një deficit, prej 18.2 miliardë eurosh.

Të ardhurat nga taksat ishin nën pritshmëritë, përkatësisht rreth 9 miliardë euro. Të ardhurat e parashikuara në buxhetin e shtetit ishin në 43.2 miliardë euro në vend të 52.2 miliardë eurove.

Shpenzimet  tejkaluan 57.2 miliardë euro  e planifikuara duke i marrë buxhetit të shtetit dhe me 13.5 miliardë euro. Në total shpenzimet arritën vlerën e arritur 70.8 miliardë eurove, përfshirë 5.5 miliardë euro nga program i huave të lira shtetërore dhe 2.7 miliardë euro për kompensimet e veçanta.

Zyrtarët e lartë  të ekonomisë janë të kënaqur. Tabloja e parashikuar në lidhje me vlerësimet e buxhetit të 2021 është hartuar në muajin nëntor. Parashikohet një deficit primar prej 19.6 miliardë euro./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore