Lajme

Greqi, nga 7 prilli testet vetëtesuese në dispozicion


Testet e para të shpejta kundër Covid-19, të cilat mund të bëhen nga vetë qytetarët, do të shpërndahen në 11 mijë farmaci në të gjithë Greqinë. Përafërsisht një milion teste të shpejta do të vihen në dispozicion që nga 7 prilli.

Çdo qytetar, që disponon një numër sigurimesh shoqërore, do të ketë të drejtë të marrë teste të shpejta çdo muaj.

Autoritetet po kërkojnë të lehtësojnë presionin e krijuar mbi sistemin e kujdesit shëndetësor. Ndërkohë që kanë njoftuar që përparësi do t`u jepet nxënësve dhe mësuesve. Sjellim në vëmendje që Greqia kërkon të rihapë shkollat më 12 prill.

Më 4 prill, autoritetet shëndetësore greke njoftuan 1 mijë e 955 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë që e diela e 4 prillit shënoi numrin më të lartë ditor të fataliteteve, përkatësisht 78.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore