Rajoni

Greqi: 898 shtëpi të babanueshme nga tërmeti, ndërkohë vijon puna për strehimin e banorëve


Ministria e Infrastrukturës në Greqi ka lajmёruar se 898 shtёpi janё tё pabanueshme pas tёrmetit tё 3 marsit. Kontrollet u zhvilluan në komunat e Larissa, Elassona, Tyrnavos dhe Farkadona, nё 1 mijё e 800 ndërtesa.

“Ndёrkohё, njё i moshuar që ishte nxjerrё nga gёrmadhat e shtёpisё sё tij nё Mesochori, Elassona ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës”, shkruan Kathimerini.

Sipas shpjegimeve tё drejtorit tё pavionit tё kujdesit intensiv(ICU), Apostolos Komnos, 83 vjeçari u transportua në spital nga një Qendër Rehabilitimi dhe ndёrroi jetё pёr shkaqe patologjike.

Komnos deklaroi gjithashtu se, i moshuari nuk pësoi asnjë lëndim nga tërmeti, por kishte probleme kronike shëndetësore.

Ndёrkohё, ёshtё duke vijuar strehimi i përkohshëm i banorëve të prekur nga tërmeti në zonat e Elassona dhe Tyrnavos.

Po ashtu, dje mbёrritёn karvanёt e parë në zonën e Damasit.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Papageorgiou, rreth 500 njerëz kanë mbetur akoma për t’u strehuar.

Në Damasi Tyrnavou dhe Mesochori, siç u tha nga guvernatori i Thesalisë Costas Agorastos, me përgjegjësinë e bashkive, po vazhdon procesi i ndërtimit të infrastrukturës, furnizimi me ujë, kanalizimi dhe elektrifikimi i këtyre zonave.

Sipas Agorastos, kur përgatitjet nga bashkitë të përfundojnë, brenda javës së ardhshme, të paktën 100 shtëpi dhe karvanë do të instalohen në zona për të akomoduar njerëzit që janë akoma të vendosur në çadra.

Vlen të përmendet se furnizimi me ushqim dhe ujë në shishe për këto zona vazhdon, si dhe nevojat themelore, si batanije, dhe dysheke. Ndёrkohё, pritet dhe njё pёrkeqёsim i motit

Po ashtu disa organizata vullnetare janё duke vepruar qё nga momenti i parё në zona, duke ofruar ndihmë për banorët e goditur nga tërmeti. Kontrollet pёr mbrojtjen nga coronavirusi janё duke vazhduar gjithashtu me intensitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore