Bota

Greqi/52 milionё euro gjoba për shkelje të masave që nga fillimi i pandemisë


Policia Greke (ELAS) ka lëshuar një total prej 323 mijё gjoba, që nga fillimi i pandemisë në mars tё vitit 2020.

Gjobat kapin shumën prej 52 milionë euro.

Drejtori i ELAS, Mihalis Karamalakis, tha se janë kryer 8.5 milionё kontrolle që nga viti i kaluar.

Kontrolle këto, me qëllim zbatimin e masave të qeverisë për ndalimin e përhapjes e koronavirusit.

Karamalaki zbuloi gjithashtu se që nga fillimi i programit të vaksinimit, janë inokuluar rreth 1 mijë oficerë që kanë qenë në kontakt me publikun.

Greqia numëron aktualisht një total prej 149 mijë e 973 raste të infektuara. 5 mijë e 545 vdekje dhe 9 mijë e 989 të shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Greqia nisi të hënën një platformë në internet ku njerëzit mund të regjistrohen për vaksinimet.

Vaksinimi ka filluar tek personat e kujdesit të veçantë dhe ata mbi 85 vjeç, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë do të fillonte në 20 janar.

Rreth 49 mijë e 661 njerëz, ose 0.46% e popullsisë së Greqisë, janë vaksinuar deri më tani. Qeveria synon të mbulojë rreth 220 mijë vaksinime deri në fund të muajit, dhe 70% të popullsisë deri në qershor.

Vaksinat shtesë nga Pfizer, Moderna, Astrazeneca dhe Johnson & Johnson priten në muajt e ardhshëm, sipas zyrtarit të ministrisë së shëndetësisë Marios Themistocleous./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore