Kosova

Grenell kritikon administratën Biden për anashkalim të Marrëveshjes së Uashingtonit


Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar administratën e re amerikane të Biden se kanë anashkaluar Marrëveshjen e Uashingtonit.

Askush nga SHBA-të s’po i kushton vëmendje shteteve të Ballkanit ka thënë Grenell.

Në një intervistë për EpochTV te “Kash’s Corner”, Grenelli ka lavdëruar Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan Donald Trump nga njëra anë dhe në anën tjetër mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidentit Trump.

Richard Grenell në intervistë në “Kash’s Corner”

Ai në intervistë thotë se pika më e suksesshme ka qenë ajo e moratoriumit për njohje nga Kosova dhe çnjohje nga ana e Serbisë.

“Qenë arritur katër marrëveshje ekonomike dhe tani është shumë e vështirë për mua ta shoh se si ekipi i Biden-it ka dështuar totalisht në Ballkan. Mendoj që s’po i kushtojnë fare vëmendje”.

Marrëveshjen e Uashingtonit e ka quajtur historike, mirëpo ai ka treguar se as Kosova e as Serbia nuk e donin moratoriumin, por ajo ndodhi “falë” presidentit Trump.

“Zgjati për atë vit. Dhe më pas në fund të vitit, sivjet, të dyja palët tani po kërkojnë njohje në njërën anë dhe çnjohje në tjetrën, sepse skadoi afati”.

Ai ka thënë se marrëveshja ka mundur të ri-negociohet pas skadimit të afatit, por nuk ka ndodhur sepse nuk kishte “vullnet” nga administrata e re.

“Ekipi i Biden-it ka mundur lehtë të shihte këtë marrëveshje e të thoshte se çka duhet të ri-negociohet apo të mbahet apo se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar. Por askush s’e ka shikuar”.

Ai ka thënë se duke të bisedohet me të dyja palët.

“Askush nga ekipi i Biden-it s’u është afruar për të vazhduar kampanjat. Më e rëndësishmja ka qenë të vazhdohet”.

Grenell ka thënë se ballkanasit tashmë e dinë se janë lënë anash.

“Në Ballkan e dinë që më s’e kanë vëmendjen e SHBA-së”.

Implementimin e Marrëveshjes së Uashingtonit e do, dhe për të ai po mundohet në vazhdimësi, ani pse nuk ka tashmë funksione politike.

Pavarësisht kësaj, HBA-të kanë kërkuar të vazhdohet me moratoriume duke i kërkuar Kosovës të mos aplikojë për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar edhe Serbisë të mos e vazhdoj fushatën e ç ‘njohjeve. Mirëpo, Serbia ende pa skaduar moratoriumi kishte filluar me fushatën e saj, por vetëm priste ditën e s’kadencës.

Përveç kësaj, Serbia nuk e ka implementuar edhe një pikë tjetër të marrëveshjes së Uashingtonit, zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel-Avivi në Jerusalem.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore