Sport

Grand Prix Upper 2023, Loriana Kuka garon për të bronztën


Xhudistja që përfaqëson Kosovën në Grand Prix Upper Austria 2023, Loriana Kuka është shumë pranë fitimit të medaljes së bronzit.

Loriana ka fituar tre ndeshje dhe ka humbur një, atë të çerekfinales.

Ajo në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, polaken Aleksandra Kowaleska. Në ndeshjen e dytë Kuka mposhti me tre dënime për Ippon, sllovenen Anka Pogacnik.

Garuesja “dardane” në çerekfinale humbi me Wazaari, nga hungarezja Szabina Gercsak. Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku mposhti me Ippon suedezen Ana Bernholm.

Kuka për të bronztën takohet me holandezen, Hilde Jager.

Gjithashtu, garoi dhe Akil Gjakova, por u eliminua.

Ai ka fituar tre ndeshje radhazi dhe është ndalur në çerekfinale.

Gjakova në raundin e parë mposhti me Ippon garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar. Në raundin e dytë garuesi ynë mposhti përsëri me Ippon, austriakun Herbert Wicker. Raundi i tretë i solli përball sllovenin Martin Hojak, të cilin e mposhti me dy Wazaari për Ippon.

Në çerekfinale ai humbi me dy Wazaari për Ippon, nga garuesi i Moldavisë Adil Osmanov. Pas asaj ndeshje Gjakova u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me dy Wazaari për Ippon, nga moldavi Pelivan Petru.

Sot është ndeshur edhe Laura Fazliu (-63 kg), ajo sot ishte e pafat, në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë u takua me japonezen Momo Tatsukawa, nga e cila humbi me Ippon dhe nuk vazhdoj tutje.

Në Grand Prix Upper Austria 2023, Kosova mori pjesë me gjashtë garues: Loriana Kuka, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Shpati Zekaj.

Në këtë Grand Prix do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 72 shtete, 455 garues, 272 meshkuj e 183 femra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore