Sport

Granada e Uzunit shpartallon Mallorca-n e Muriqi-t në “derbin e mbijetesës” (VIDEO)


Skuadra e Granada-s ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka fituar 6-2 në transfertë ndaj Mallorca-s së sulmuesit dardan, Vedat Muriqi-t.

Dy skuadrat u përballën për javën e 35 të La Liga-s, në një ndeshje të vlefshme për mbijetesën në kategori.

Uzuni e nisi ndeshjen nga stoli. Në minutën e 62 u fut në fushën e lojës, ndërsa 16 minuta më vonë do të shënonte gol. Të parin në La Liga.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Muriqi, ishte njeriu asist te goli i parë i vendasve, në minutën e 28.

Me rezultatin e arritur, Granada shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 16. Mallorca ka 32 pikë dhe mban vendin e 18.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore