Sport

“Grabitja” përfundoi me sukses, Wijnaldum te PSG


Deri dy ditë më parë, ishte pothuajse e sigurt që Georginio Wijnaldum do të jetë futbollist i Barcelonës.

Por, Paris Saint-Germain ndërhyri kur u prit më së paku, dhe arriti që të bindë holandzin.

Oferta financiare e parisienëve ishte shumë më e mirë se ajo e katalunasve, dhe Wijnaldum ka vendosur ta pranojë ofertën e PSG.

Fabrizio Romano raporton që PSG i ka ofruar Gini-t dyfishin e asaj që i ofroi Barcelona.

Marrëveshja kishte përfunduan gjatë mbrëmjes së të shtunës, me holandezin që ka pranuar ofertën e PG-së.

Pochettino ka luajtur rol të madh në këtë transferim.

Trajneri i ka premtuar holandezit pozitën e titullarit në mesfushën e tij.

PSG tani po punon për të përfunduar procedurat e tjera, dhe në radhë janë testet mjekësore.

Pritet që ato të kryhen gjatë ditës së hënë, në Holandë, ku Gini gjindet me kombëtaren në përgatitje për EURO 2020.

Barcelona ka mbetur pa zgjidhje, sepse katalunasit nuk dëshirojnë të shpenzojnë në një mesfushorë.

Wijnaldum është trasnferim i lirë për PSG-në, dhe pritet që klubit francez t’i bashkohet pas Evropianit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore