Shqipëria

Grabitja e Rinasit, shtyhet sërish procesi gjyqësor


Procesi gjyqësor i grabitjes së Rinasit është shtyrë sërish.

Grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill të vitit 2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”. Persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, arritën të vidhnin një sasi të konsiderueshme parash, të cilat po ngarkoheshin në avion. Pas përplasjes me policinë mbeti i vrarë njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje.

Bashkëshortja e Aleksandër Muratajt, i akuzuari për grabitjen, pas seancës së 24 shkurtit, ka kërcënuar me vetëgjyqësi nëse nuk jepet drejtësi.

Ajo ka thënë se procesi po zvarritet prej më shumë se dy vitesh.

Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, autor i grabitjes që mbeti i vrarë, ka kërkuar ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër e grupit.

Në Gjykatën e Apelit janë zhvilluar rreth 90-të seanca që kanë dështuar, më së shumti për mungesë avokatësh.

Murataj është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata e Apelit nuk e ka mbylluar akoma shqyrtimin e këtij procesi.

Gjashtë të pandehurit janë dënuar me 107 vite burg në total.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore