Financa

Google ndalon donacionet për anëtarët e Kongresit


Google njoftoi të hënën se nuk do të japë donacione për asnjë anëtar të Kongresit që votoi kundër vërtetimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Në fillim të këtij muaji, pas sulmeve të Capitol-it në SHBA, Google ndaloi të gjitha kontributet për të rivlerësuar objektivat.

Pas sulmit, Republikanët në Kongres u përballën me bllokime donacionesh nga ana e korporatave.

Amazon.com Inc, AT&T Inc, Comcast Corp, Verizon Communications Inc kanë deklaruar se do të ndalojnë donacionet për Republikanët.

Google u themelua nga Larry Page dhe Sergey Brin në shtator të vitit 1998.

Më shumë se dy dekada më vonë, Google është kthyer në një gjigand të teknologjisë.

Të ardhurat vjetore të kompanisë arrijnë në 161.9 miliardë dollarë. Në janar të këtij viti, Google, tejkaloi vlerën e tregut prej 1 trilion dollarësh./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore