Teknologji

Google: Microsoft-i nuk ka dorëzuar dokumentet mbi padinë e mbikëqyrësit


Kompania teknologjike, Google, i ka kërkuar një gjykatësi mbi padinë e Departamentit të Drejtësisë kundër tij për të detyruar Microsoft-in të dorëzojë dokumentet, duke thënë se nuk ka respektuar një thirrje.

Kjo referuar një depozitimi gjykate të pa vulosur të së enjtes së 29 korrikut.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se Google-i i dërgoi një thirrje Microsoft-it më shumë se tre muaj më parë, duke kërkuar dokumente në lidhje me motorin e tij të kërkimit, Bing, si dhe Internet Explorer dhe Edge, por nuk i ka marrë ato.

Kështu thuhet në dosje.

Sipas Google-it, disa nga dokumentet mund të hedhin dritë nëse Microsoft-i ishte në të vërtetë i përmbajtur nga konkurrenca me Google-in ose nëse thjesht nuk arriti të konkurrojë me sukses.

“Në veçanti, ka nëntëmbëdhjetë punonjës të Microsoft-it që mbanin pozicione të rëndësishme në lidhje me aktivitetet në thelbin e këtij rasti, por për dosjet e të cilëve Microsoft-i refuzon të angazhohet për të kërkuar në këtë kohë”, është shprehur Google-i në dosje.

Lidhur me motorin e kërkimit të Google-it, ai rezulton të jetë lider në treg deri më tani, ndërsa pjesa e Bing-ut është një shifrore. Gjithashtu Google-i ka edhe shfletuesin Chrome.

Microsoft-i nga ana tjetër, ka deklaruar se kërkesat shtesë të Google-it e çojnë numrin e përgjithshëm të kujdestarëve, dosjet e të cilëve Microsoft-i do të duhet të kërkojë, në 55.

Dhe ka shtuar se Google-i ka dështuar të ofrojë “arsye specifike” pse këto skedarë shtesë janë të nevojshëm.

Google kishte thënë se 19 nga këta kujdestarë shtesë kishin “shumë gjasa të posedonin dokumente përkatëse, jo kumulative”.

Sipas Google-it, këta drejtues mbuluan çështjet në thelb, duke përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e motorëve të ndryshëm të kërkimit të Microsoft, biznesin e reklamave të kërkimit të tij dhe përpjekjen e për të tregtuar pajisje që do t’i jepnin më shumë pika aksesi kërkimit përtej desktop-it të Windows-it.

“Reuters” tregon se e gjithë kjo vjen pasi në tetor, Departamenti i Drejtësisë paditi Google-in, duke nisur një mori padish federale dhe shtetërore kundër Google-it dhe Facebook-ut.

Rasti federal kundër Google-iy dhe një çështje më e gjerë shtetërore janë konsoliduar për qëllime të përgatitjes së gjykimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore