Lajme

Google Maps i vendos stadiumit serb emrin Skënderbeu


Google Maps e shënon stadiumin atletik në zonën e Kraljevës në Serbi, me shkrim të gjuhës shqipe, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Emri i saktë i stadiumit është “Djuradj Kastriot Skenderbeg” Stadium, shkruar në gjuhën serbe.

“Provokim apo tërbim” ka qenë titulli i artikullit të medias serbe “Blic”, e cila ka reaguar ashpër duke publikuar edhe disa nga komentet e bëra nga serbët në mediat sociale të cilët e kanë përjetuar keq këtë ndryshim.

“Pavarësisht nëse ka qenë një sulm nga piratë interneti apo provokim, kushdo që e bëri tregoi një injorancë të madhe”, shkruan një prej komentuesëve serb. Nuk kanë munguar as aludimet nga ana e atyre që mendojnë se ky është një urdhër nga ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Një pjesë të reagimeve i përcolli edhe portali shqip në Zvicër, Lecanton 24, ndërsa polemikën e publikoi edhe media ruse, Sputnik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore