Aplikacioni i ri në Google Play, Google Health Studies, mundëson që të kontriuboni në mënyrë të sigurt në kërkimet shkencore të institucioneve shëndetësore në mënyrë vullnetare.
Sipas Google aplay y aplikacion i ri është projektuar “për të ndihmuar studiuesit që të bëjnë përparime në mjekësi dhe në kujdesin shëndetësor”.
Nëpërmjet aplikacionit mund të vetraportohen simptomat, të ndiqet informacioni nga raportet digjitale dhe të mësohen gjetjet e fundit të hulumtimeve.
Google Play bën me dije se studimi i parë në dispozicion ka të bëj me problemet në frymëmarrje dhe është iniciuar nga Spitali i Fëmijëve në Boston dhe Shkolla Mjekësore e Harvard-it.
Me përfshirjen në këtë studim, ofrohen të dhëna të nevojshme për të ndihmuar studjuesit të kuptojnë më shumë rreth përhapjeve të sëmundjeve të frymëmarrjes.
Për t’u bërë pjesë e studimeve në fushën e shëndetësisë në Google Health Studies, mjafton regjistrimi në një nga studimet fill pas instalimit të aplikacionit në aparatin telefonik./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nis takimi Bislimi – Petkoviç në Bruksel për dinarin
-
“Afera e ambalazhuesve”, Selmanaj: Prokuroria urgjentisht të fillojë çmontimin e kësaj skeme korruptive dhe kriminale
-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
SPAK nuk fillon procedim për Bardhin, pas kërkesës nga Olsi Rama