Aplikacione

Google, Facebook, Twitter duhet të marrin masa për të kundërshtuar falsifikimet dhe llogaritë e rreme


Google, Facebook, Twitter dhe kompanitë e tjera të teknologjisë do të duhet të marrin masa për të kundërshtuar falsifikimet dhe llogaritë e rreme në platformat e tyre ose rrezikojnë gjoba të mëdha sipas një kodi praktik të përditësuar të Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian pritet të publikojë kodin e përditësuar të praktikës mbi dezinformimin të enjten si pjesë e goditjes së tij kundër lajmeve të rreme.

Kodi i përditësuar përfshinë edhe shembujt e manipulimeve sikurse ato me video me montazhe të rreme dhe llogari të rreme, manipulime këto të cilat nënshkruesit e këtij kodi do të duhet që t’i ndalojnë.

“Nënshkruesit e kodit do të duhet që t’i pranojnë, përforcojnë dhe t’i zbatojnë politikat e qarta ndaj “sjelljeve” manipuluese dhe praktikave në shërbimet që ata i ofrojnë, kjo duke u bazuar në provat e fundit të gjetura në sjelljet, taktikat, teknikat dhe procedurat që janë bërë nga dashakeqët”, shkruhej në dokument.

Videot me montazhe të rreme janë falsifikime super realiste të bëra nga disa aplikacione kompjuterike, video të cilat kanë ngritur një alarm në mbarë globin, sidomos tani që kanë filluar edhe të përdoren në kontekstin politik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore