Teknologji

Google dhe Facebook marrëveshje të fshehtë


Google-i dhe Facebook-u kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në rast se do të nisë një hetim kundër tyre pas padisë që iu bë nga 10 shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ata janë akuzuar për krijimin e një monopoli mbi reklamat në internet dhe shkeljen e të gjitha rregullave të tregtisë së lirë.

Një zëdhënës i Google-it ka thënë për mediat se marrëveshje të tilla që nuk janë të ditura, janë të zakonshme për kompanitë. Ai ka pranuar se Google-i ka investuar në shërbimet më të fundit të teknologjisë së reklamave, të cilat ndihmojnë bizneset dhe nga të cilat përfitojnë konsumatorët. Ndërkohë Facebook-u nuk ka pranuar të komentojë këto akuza.

Kujtojmë se procesi gjyqësor kërkon të heqi kontrollin e Google-it nga tregu i reklamave, për të cilat akuzohet se zë mbi 80% të të ardhurave të tij, pas forcimit të kompanisë në vitin 2008-të me blerjen e DoubleClick-ve, programit kryesor që përdorin botuesit për t’i shitur reklamat.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se të dyja kompanitë janë të vetëdijshme që kundër tyre mund të ketë një hetim të thelluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore