Sport

Gonzalo Villar, talenti që po “çmend” Serie A


Gonzalo Villar-i i Roma-s është ndër talentet më premtues në Serinë A. I ardhur nga spanjollët e Elche-s në fundin e janarit 2020, qendërmesfushori këtë sezon me verdhekuqtë e ka “privatizuar” vendin në formacionin bazë.

22-vjeçari i lindur në Murcia, e nisi futbollin tek akademia e Elche-s U19 dhe më pas kaloi te Valencia U19. Në 2017 kaloi te Valencia B dhe një vit më vonë kaloi te ekipi i parë i Elche-s.

Elche e shiti te Roma, për 4 milionë euro. Aktualisht vlen më shumë se 10 milionë euro, pas paraqitjeve të mira me kryeqytetasit e Roma-s.

Në sezonin aktual, Villar-i ka 18 prezenca në Serinë A, ku ka dhuruar dhe një asist. Në Uefa Europa Ligë, i ka luajtur të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve dhe në Kupën e Italisë ka një ndeshje.

Mesfushori ka mesatarisht 50.8 prekje të topit për ndeshje. Saktësin e pasave e ka 91%. Në gjysëm fushën e vet e ka saktësin e pasave 95% dhe në atë kundërshtare 88%.  Topat e gjatë i ka 71% të sakta, ndërsa saktësin e krosimeve 80%. Drbilimet e suksesshme janë në masën 89% për ndeshje dhe totali i dueleve të fituara është 57%.

Villar-i luan dhe me Spanjën U21, me të cilët ka pesë paraqitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore