Sport

Goli i Theo-s zgjidhet më i miri i sezonit në Serie A


Futbollisti i Milan-it, Theo Hernandez, e ka fituar çmimin për golin me të mirë të sezonit në Serie A.

Përmes një video, Serie A e ka publikuar golin e Theo-s, të cilin e shënoi në ndeshjen e parafundit të sezonit, ku Milan-i mposhti Atalanta-n me rezultat 2:0.

Në atë ndeshje, Theo e shënoi një gol të veçantë, i cili mori topin që nga vija e mbrojtjes, duke dribluar shumë lojtar dhe duke çuar topin në fundin e rrjetës.

Ky gol doli t’ia siguronte tre pikë shumë të rëndësishme kuqezinjve, të cilët fituan edhe ndeshjen e fundit ndaj Sassuolo-s, për tu shpallur më pas kampion të Italisë pas 11 vjetësh

Sa i përket Hernandez-it, ai zhvilloi një sezon fantastik me Milan-in, i cili në 41 ndeshje në të gjitha garat, shënoi pesë gola dhe dhuroi 10 asistime.

Ai ka bërë një ngritje të madhe në karrierën e tij, i cili po kërkohet me ngulm nga disa ekipe të mëdha evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore