Përballje

Goli i Berat Gjimshitit i siguron fitoren Atalanta-s, në ndeshjen kundër Spezia-s


Ndeshja e parë e së dielës në Serie A mes Spezia-s dhe Atalanta-s përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:3.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga mysafirët, por ata e kishin problem të gjenin fitoren, deri në minutat e fundit.

Goli i parë erdhi nga anët e Atalanta-s, ku shënoi kolumbiani Luis Muriel në minutën e 16-të.

Në minutën e 30-të, Spezia barazuan rezultatin me anë të Daniele Verde-s.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, ishte mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili shënoi për t’i dhënë epërsinë Atalanta-s në minutën e 73-të.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Mario Pasalic, i cili shënoi në minutën e 87-të.

Atalanta radhiten në pozitën e shtatë me 59 pikë, ndërsa Spezia janë në vendin e 16-të me 33 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore