Përballje

Gola dhe spektakël në “Mapei Stadium”, Napoli ndanë pikët me Sassuolon


Tre penallti, plot gjashtë gola të shënuar dhe raste pa fund, ndodhën në sfidën e javës së 25-të në Serie A, mes Sassuolos dhe Napolit në “Mapei Stadium”, që u mbyll me barazimin 3:3.

Fillimisht ishte Var që anuloi një gol të mysafirëve në minutën e 22-të, pastaj vendasit kaluan në epërsi në minutën 34-të, pasi mbrojtësi i Napolit, Nikola Maksimovic shënoi autogol.

Vetëm pas katër minutave, mesfushori i Napolit, Pitor Zielinski, barazoi rezultatin në 1:1, pastaj në sekondat e fundit të pjesës së parë, Domenico Berardi shënoi nga penalltia për rezultatin e pjesës së parë 2:1.

Pjesa e parë, përfundoi me epërsinë e vendasve, teksa në minutën e 72-të, mbrojtësi anësor Di Lorenzo, barazoi shifrat në 2:2.

Drama vazhdoi edhe në fund të ndeshjes, ku në minutën e 90-të akordohet penallti për Napolin, të cilën e konkretizoi Lorenzo Insigne për rezultatin 2:3.

Kur napolitanet menduan që i siguruan tri pikë shumë të rëndësishme, gjyqtari Valerio Marini, përsëri akordoi penallti, por kësaj radhe në favor të vendasve, të cilën e shndërroi në gol Francesco Caputo , duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin 3:3 dhe të dy ekipet të ndanin nga një pikë.

Me këtë barazim, Napoli mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, të cilët gjenden në pozitën e gjashtë me 44 pikë, por me një lojë më pak të zhvilluar, kurse Sassuolo pozicionohet në vendin e nëntë me tetë pikë më pak se Napoli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore