Përballje

Gol i mrekullueshëm i Granit Xhakës kundër Chelsea


Arsenal vs Chelsea

Granit Xhaka shënon golin e dytë të Arsenalit kundër Chelsea me një goditje të lirë të mrekullueshme dhe të papritur, njofton Albanian Post.

Performancë dhe energji e rrallë e Granit Xhakës në ndeshjen e së shtunës me Chelsea. Në minutën 44, ai shënoi golin e dytë për Arsenalin të cilin e realizoi nga një goditje e lirë.

Granit Xhaka ka pasur një karrierë të çuditshme tek Arsenal, me ngritje dhe (kryesisht) rënie, por goli i tij kundër Chelsea, ka rikthyer sërish shpresat e klubit dhe menaxherit të tij.

Ndeshja e së shtunës në mes të Arsenalit e Chelseas në kuadër të Premier Ligës angleze u mbyll 3-1.

Për Arsenalin, përveç Xhakës, gola shënuarn edhe Alecandre Lacazette në minutën e 35 dhe Bukayo Saka në të 56-ën.

Për Chelsean golin e vetëm e shënoi Tammy Abraham në minutën e 85-të.

Pas kësaj ndeshje Arsenal është në vendin e 15 në tabelë me 17 pikë, derisa Chelsea në të tetin me 25./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore