Teknologji

Goditja e SHBA-së ndaj firmave teknologjike ruse


Të premten e 16 korrikut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë një goditje të re në industrinë e sigurisë kibernetike të Rusisë, duke kufizuar tregtinë me katër firma të teknologjisë së informacionit dhe dy subjekte të tjera për aktivitete “agresive dhe të dëmshme”.

Te veprimtaria e tyre përfshihet edhe spiunazhi digjital, gjë për të cilën Washington-i fajëson qeverinë ruse.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se një postim i Departamentit të Tregtisë ka zbuluar se gjashtë njësitë u sanksionuan nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në muajin prill, i cili synonte kompanitë në sektorin e teknologjisë që mbështesin shërbimet e inteligjencës ruse.

Shtimi i tyre në listën e zezë të Departamentit të Tregtisë nënkupton që kompanitë amerikane nuk mund t’u shesin atyre pa licenca, të cilat rrallë jepen.

Ky njoftim pason sanksionet e muajit prill, të cilat kishin për qëllim ndëshkimin e Moskës për pirateri, ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA, helmimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny dhe veprime të tjera keqdashëse të dyshuara.

Pretendime këto që Kremlini i ka mohuar.

Mirëpo, sanksionet vijnë teksa Shtetet e Bashkuara i përgjigjen një goditjeve të ndërhyrjeve digjitale duke fajësuar spiunët e mbështetur nga qeveria Ruse dhe një vale shpërthimesh gjithnjë e më përçarëse të sulmeve ransomware duke fajësuar kriminelët rusë në internet.

Reuters tregon se për kufizimet ndaj industrisë ruse të teknologjisë është nisur të punohet që më parë, për muaj me radhë.

Të njëjtën ditë kur u njoftuan sanksionet e Thesarit, asistenti i Prokurorit të Përgjithshëm të atëhershëm, John Demers, ka deklaruar se zyrtarët ishin në proces të vlerësimit të dhjetëra kompanive ruse për referim të mundshëm në Departamentin e Tregtisë.

Demers ka vijuar se hetuesit do të vëzhgonin “një lidhje të njohur midis një kompanie të veçantë dhe shërbimeve të inteligjencës ruse” teksa vlerësonin nëse një kompani përbënte një rrezik. Sipas tij, do të shqyrtoheshin edhe kompanitë jo-ruse që kishin operacione të prapambetura të zyrave në Rusi.

Për sa i përket kësaj lëvizjeje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtojnë njësitë në listën e zezë të tregtisë së Departamentit të Tregtisë ato njësi që sipas tyre paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare ose interesat e politikës së jashtme të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore