Sport

Globe Soccer Awards shpall Cristiano Ronaldo-n si më të mirin e shekullit


Është mbajtur në Dubai, ndarja e përvitëshme e çmimeve për më të mirët e vitit në futboll nga Globe Soccer Awards. Në ceremoni ishin të pranishëm futbollistë, trajnerë, gazetarë, presidentë klubesh etj.

 

Në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Sporteve, ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve dhe Sheiku Mansoor Bin Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, njëkohësisht edhe drejtori i Këshillit të Sporteve të Dubait.

Globe Soccer Awards shpalli Cristiano Ronaldo-n si “Futbollisti i Shekullit 2001-2020”, për gjithçka ka arritur në karrierë deri më tani, duke lënë pas Lionel Messi-n, Ronaldinho-n dhe Mohamed Salah.

Pep Guardiola u vlerësua me çmimin “Trajneri i Shekullit 2001-2020”, Jorge Mendes u shpall “Agjenti i Shekullit 2001-2020” dhe Real Madrid-i u vlerësua me çmimin “Klubi i Shekullit 2001-2020”.

Bayern Munich-u mori çmimin si “Klubi i Vitit 2020”, Robert Lewandowski fitoi çmimin “Lojtari i Vitit 2020” dhe Hans Dieter Flick “Trajneri i Vitit 2020”.

Gerard Pique dhe Iker Casillas u nderuan me “Çmimi i Karrierës”. Ndërsa, klubit egjiptian të Al-Ahly-s u dha çmimi “Fituesit Kryesorë të Titullit në Lindjen e Mesme”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore