Sport

Gjysmëfinalet e US Open


Pa Rafael Nadal, Roger Federer dhe Dominic Thiem.

US Open e këtij viti ka pasur shumë mungesa, por përsëri nuk ka dështuar që të dhuroj spektaklin e premtuar.

‘Grand Slam’ i fundit i këtij viti, tashmë është futur në fazën finale.

Janë përcaktuar gjysmëfinalet, të cilat do të përcaktojnë finalen e madhe të turneut amerikan.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet mes Novak Djokovic dhe Alexander Zverev.

Numri një i botës këtu erdhi pas mundi 3-1 me sete kundërshtarin të cilin e mposhti edhe në finalen e Wimbledon, italianin Matteo Berrettini.

Sa i përket numrit katër të botës, gjermanit Alexander Zverev, ai këtu erdhi pas fitores së pastër 3-0 me sete përballë afrikanojugorit Lloyd George Harris.

Ndeshja zhvillohet nesër më 10 shtator, derisa orari ende ka mbetur të përcaktohet.

Gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Felix Auger-Aliassime dhe Daniil Medvedev.

Numri 12 i botës, kanadezi Aliassime këtu erdhi pas fitores 1-0 kundër spanjollit Carlos Alcaraz. Ky i fundit u detyrua të tërhiqej nga ndeshja për shkak të një lëndimi.

Në anën tjetër, Medvedev kishte një kundërshtar diçka më të lehtë në çerekfinale.

Ai mposhti holandezin Botic Van De Zandchulp 3-1 me sete.

Edhe kjo ndeshje zhvillohet nesër, me orarin që ka mbetur të përcaktohet.

US Open është futur në fazën finale, dhe tani trofeu më i vlefshëm për nga paratë në Tenis, është afër që të shpall kampionin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore