Përballje

Gjysmëfinale fantastike në FA Cup


Derbi i gjysmëfinales së FA Cup do jetë fantastik,  duke shikuar formën momentale që këto skuadra po kalojnë këtu nuk do ketë befasi.

Kjo ndeshje do luhet sot (e shtunë) në ora 19:30.

Që nga shkarkimi i Frank Lampard, ish trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel bëri mrekulli me klubin londinez, ku e riformoj të gjithë strukturën e ekipit. Por, kjo i doli mirë, pasi Chelsea ndodhet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe FA Cup në këtë sezon pandemik.

City po ashtu po kalon një formë të mirë që nga fillimi i sezonës, ata janë në dispozicion të fitojnë tripletën e këtij sezoni pasi ndodhen në pozitën e parë në Premier Ligë dhe në gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup.

Këto dy skuadra mund të përballen edhe në finalen e Ligës së Kampionëve nëse Chelsea kalon Real Madridin dhe Manchester City PSG-n.

City ka arritur në  gjysmëfinale të FA Cup për sezonin e tretë radhazi. Ata kanë fituar nëntë nga 11 gjysmëfinalet e tyre të fundit në këtë garë. Dy humbjet e tyre të vetme erdhën nga Arsenal në vitet 2017 dhe 2020.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar 17 ndeshjet e fundit të luajtura larg nga Etihad. Goli i Jude Bellingham për Dortmund të mërkurën, ishte goli i vetëm që City ka pësuar në shtatë ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë së tyre.

Herën e fundit kur Chelsea ndodhej në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe të FA Cup në të njejtën kohë ishte në sezonin 2011/2012, ku ata arritën të fitojnë dy trofetë në krye me sulmuesin legjendar, Didier Drogba.

Të dy skuadrat po kalojnë formë fantastike ku kanë shumë pak humbje në ndeshjet e tyre të fundit.

Ndërsa në pesë ndeshjet e fundit që janë përballur këto dy klube, Manchester City ka arritur fitoren katër herë, ndërsa Chelsea vetëm një herë.

Në ekipin e Chelsea është listuar vetëm Mateo Kovacic si mungesë e kësaj loje, ndërsa te City do mungojë Sergio Aguero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore