Sport

Gjyqtari kosovar gjykon me sukses në Evropianin në Qipro


Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në basketboll ka gjykuar edhe gjyqtari nga Kosova, Xhelal Mumini, madje, duke ju besuar ndeshja kryesore.

Gjyqtari nga Kosova ka gjykuar në ndeshjen e parë hapëse ndërmjet Andorrës dhe Norvegjisë. Më pas ka gjykuar në ndeshjen ndërmjet Andorrës dhe Maltës.

Po ashtu gjyqtari nga Kosova ka gjykuar edhe në sfidën shumë të rëndësishme, mes Qipros dhe Maltës, ku është vendosur edhe fituesi i kësaj gare.

Mumini është caktuar të gjykojë edhe ndeshjen e fundit ndërmjet Qipros dhe Andorrës, ku vashat qipriote triumfuan dhe u shpallën kampione të Evropianit, që u zhvillua pikërisht në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore