Sport

Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës


Gjyqtarët nga Kosova janë caktuar nga UEFA që ta gjykojnë një ndeshje të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Bëhet fjalë për Visar Kastratin, së bashku me asistentët e tij Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mentor Ajeti.

Katërshja kosovare do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik në orën 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore