Lajme

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard merr një kthesë të papritur


Gjyqi, i cili ka nisur prej disa javësh mes aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard është kthyer në një nga ngjarjet më të diskutuara dhe më të klikuara, duke eklipsuar luftën në Ukrainë dhe ligjin mbi abortin në SHBA.

Sipas “News Whip”, çështja ligjore e ish-çiftit është më e kërkuara në “Google” dhe çdo rrjet social, veçanërisht në “TikTok”.

Deklaratat mes tyre kanë kaluar në një tjetër nivel, teksa janë zbuluar detajet e marrëdhënies toksike dhe përfshirja e dhunës, abuzimit dhe provokimeve nga të dyja palët.

Thënë kjo, Heard e akuzon ish-bashkëshortin për tentativë vrasjeje ndaj saj, ndërsa vetë aktori ka publikuar pamje, sipas të cilave mund të besohet se ka pasur tradhti nga ana e aktores me James Franco.

Një nga momentet më të diskutuara, ka qenë shmangia e kontaktit me sy nga ana e Depp gjatë gjithë gjyqit.

Sipas Amber, ai ka turp ta shohë në sy pas gjithçkaje që ka bërë, ndërsa avokatët e Depp e kanë kundërshtuar, duke rikujtuar një nga incizimet e zënkave të tyre.

Pikërisht në audion e transmetuar, aktori dëgjohet teksa i premton (partneres së tij asokohe) që nuk do ta shohë më në sy.

“Ai nuk të sheh sepse po mban premtimin e tij”, u shpreh Camille Vasquez, avokatja e Johnny Depp.

Johnny Depp hit me on honeymoon, says Amber Heard - BBC News

Për shkak të kthesës që ka marrë ky proces gjyqësor, flitet se Amber Heard do të pritet nga çdo skenë e “Aquaman”, filmi i ri që do të ketë premierën gjatë këtij viti.

Pavarësisht si do të shkojë gjyqi dhe cili do jetë përfundimi i tij, duket se publiku është i bindur për pafajësinë e Depp.

Nga komentet dhe kërkimet në mediat online, përdoruesit theksojnë se Heard është shkaktare e dëmtimit të karrierës së Depp dhe, mbi të gjitha, reputacionit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore