Shqipëria

Gjykimi për Xhaçkën në Kushtetuese fillon sot


Do të nisë zyrtarisht të diskutohet në Gjykatën Kushtetuese çështja e ministres shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila me kërkesë të 15 deputetëve opozitarë të Parlamentit të Shqipërisë, do të kërkohet të shkarkohet nga detyra e lartë shtetërore që ka.

Kërkesa e deputetëve demokratë erdhi për faktin se një subjekt privat, të cilin e menaxhon bashkëshorti i Xhaçkës, ka marrë statusin e “investitorit strategjik”.

Kjo, për të zhvilluar një projekt në bregdetin e Himarës, duke marrë kështu pronën publike për 30 vjet.

Sipas tyre, ka pasur favorizime për shkak të detyrës që Xhaçka ka në kabinetin qeveritar.

Me dy seanca dëgjimore publike, e para e vendosur për të filluar mëngjesin e 18 janarit, në orën 10:00 dhe tjetra në mesditë, në orën 13:00, Kushtetuesja – tashmë e plotë me të nëntë anëtarët e saj – pritet të dëgjojë palët mbi pretendimet e tyre.

E gjitha gjithsesi, vjen me krijimin e një momentumi të ri në dimanikën e të majtëve, ku një mbledhje e 16 janarit, do të shihte kritika karshi Xhaçkës, të bëra nga kreu i Qeverisë, Edi Rama, siç ka mësuar Albanian Post.

Shkaku, ka qenë etiketimi si “i dobët” i performancës së saj në krye të dikasterit të Punëve të Jashtme.

Në kondita të tilla tashmë, fjala e Kushtetueses duhet parë se për nga do të anojë, me pesë vota vendimtare për figurën e ministres, çështja e të cilës daton prej mesit të vitit 2022.

Xhaçka në ‘turrën’ e Kushtetueses

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore