Kosova

Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Speciale pritet të jetë më i gjatë se i Millosheviç’it – Prokuroria ka kërkuar afër 2000 orë për Thaçin dhe të tjerët, për Millosheviç-in ishin kërkuar vetëm 360


Krimineli i luftes, Sllobodan Milloshevic

Për kriminelin e luftës, të njohur si Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, prokuroria e Tribunalit në Hagë kishte përdorur 360 orë për të paraqitur çështjen kundër tij.

Derisa për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prokurori special, Jack Smith, ka kërkuar plotë 1 mijë e 863 orë.

Kjo nënkupton që procesi gjyqësor të zgjasë afërsisht 10 vjet.

Për ta vënë në perspektivë, për ish-zëvendëskryeministrin jugosllav, Nikolla Shainoviç, prokuroria në Tribunalin e Hagës kishte shpenzuar vetëm  166 orë, ose rreth 10 muaj kohë.

Ndërsa për gjykimin e kroatit, Jadranko Prliq, Prokuroria kishte shpenzuar 296 orë, ose 1 vit e 10 muaj kohë.

Koha që ka kërkuar prokuroria për Thaçin dhe të tjerët, sipas përllogaritjeve, i bie më shumë se gjashtëfishi i kohës së përdorur në rastet e të akuzuarve serbë për krimet e kryera në tri luftërat e Ballkanit – Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.

Por, pse është kërkuar kohë kaq e gjatë?

Avokati Artan Qerkini, që ka folur në dokumentarin e punuar nga Albanian Post dhe Opinion, Devijimi Special, e ka një përgjigje.

Ai thotë se kjo kërkesë e Prokurorisë që të ketë kaq shumë kohë për paraqitjen e rastit të saj, tregon se atyre ju mungojnë faktet dhe provat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore