Lajme

Gjykatësi i Mississippi-t refuzon kërkesën për ndalimin e abortit


Një gjykatës në Mississippi ka refuzuar një kërkesë nga klinika e vetme shtetërore e abortit, për të bllokuar përkohësisht një ndalim për pothuajse të gjitha abortet.

Kjo do të thotë se, me kusht që të mos ketë zhvillime të mëtejshme ligjore, ndalimi do të hyjë në fuqi të enjten me mbylljen e klinikës një ditë më parë.

Ndalimi mund të hyjë në fuqi, sepse Gjykata e Lartë përmbysi vendimin historik Roe v Wade muajin e kaluar.

Vendimi i vitit 1973 garantonte të drejtën kushtetuese për një abort.

Pas përmbysjes së tij, vërshuan protesta.

Miliona gra do humbasin aksesin ndaj abortit, pasi shtetet konservatore si Mississippi kërkojnë të miratojnë ligjet e tyre për të ndaluar procedurën.

“Ligji i nxitjes” i Mississippit u miratua në 2007 dhe ishte i kushtëzuar nga Gjykata e Lartë që të rrëzonte Roe v Wade.

Rreth 13 shtete kishin ligje të këtij lloji në fuqi dhe tashmë e kanë kufizuar ose bllokuar ndjeshëm aksesin e abortit në javët e ardhshme.

Avokatët për klinikën e Mississippi-t, Organizata e Shëndetit të Grave Jackson kishin argumentuar se e drejta për privatësi sipas kushtetutës së shtetit përfshin të drejtën për abort.

Gjyqtarja Debbra Halford e hodhi poshtë argumentin në një seancë dëgjimore të martën. “Formulimi i qartë i Kushtetutës së Mississippi-t nuk përmend abortin”, shkroi ajo në vendimin e saj.

Rob McDuff, avokat për klinikën, i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se po shqyrtonin nëse do të apelonin.

Çfarë është Roe v Wade?

Vendimi i gjykatës në vitin 1973 u bazua në vendimin që, e drejta e një gruaje për të ndërprerë shtatzëninë vinte nën lirinë e zgjedhjes personale në çështjet familjare, siç mbrohet nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA-ve.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, majtas, bisedon me avokaten Sarah Weddington, e cila debatoi Roe vs Wade, pas një konference shtypi në Dhomën e Kuqe në Capitol të martën, 4 qershor 2013.

Vendimi erdhi pasi një grua beqare 25-vjeçare, Norma McCorvey – me pseudonimin “Jane Roe” – sfidoi ligjet penale të abortit në Texas që e ndalonin abortin si jokushtetues, përveç në rastet kur jeta e nënës ishte në rrezik.

Henry Wade ishte prokurori i përgjithshëm i Texas-it që mbrojti ligjin kundër abortit.

Zonja McCorvey e ngriti rastin për herë të parë në vitin 1969. Ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë dhe pretendoi se ishte përdhunuar. Por çështja u refuzua dhe ajo u detyrua të lindte.

Megjithatë, në vitin 1973, ankesa e saj u dërgua në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve, ku ajo u përfaqësua nga Sarah Weddington dhe Linda Coffee, një ish-shoqe klase e Weddington-it nga Universiteti i Texas-it.

Kur Weddington argumentoi çështjen para Gjykatës së Lartë, ajo ishte vetëm 26 vjeç.

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Walter Mondale, dhe të tjerë shikojnë fletën e numërimit për të zgjatur afatin kohor për ratifikimin e Amendamentit për të Drejtat e Barabarta (ERA), në Washington, 6 tetor 1978.
Si i ndryshoi çështja të drejtat e grave?

Rasti krijoi sistemin “tremujor” që u jep grave amerikane të drejtën absolute për abort në tre muajt e parë të shtatzënisë.

Po ashtu, lejon disa rregullime nga qeveria në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Si dhe deklaron se shtetet mund të kufizojnë ose ndalojnë abortet në tremujorin e fundit, pasi fetusi i afrohet pikës ku mund të jetojë jashtë mitrës.

“Roe v Wade” konstatoi gjithashtu se në tremujorin e fundit një grua mund të bëjë një abort, pavarësisht çdo ndalimi ligjor vetëm nëse mjekët vërtetojnë se është e nevojshme për të shpëtuar jetën ose shëndetin e saj.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore