Lajme

Gjykata Speciale: Sot seanca e radhës për Salih Mustafën


Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të paraqitet në orën 11:00 para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Për seancën e radhës të Mustafës është njoftuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

“Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin kundër Salih Mustafës do të mbahet më 1 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e Kalendarit të Gjykatës.

Mustafa ishte arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, nga një urdhërarrest i lëshuar nga gjyqtari Nicolas Guillou.

Ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e fundit në Kosovë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore