Bota

Gjykata polake: Historianët të kërkojnë falje për librin e Holokaustit


Një gjykatë e Varshavës ka vendosur të martën, se dy historianë duhet të kërkojnë falje që njollosën kujtimin e një fshatari polak, në një libër rreth Holokaustit.

Disa akademikë paralajmërojnë se kjo mund të pengojë kërkimin e paanshëm në veprimet e Polonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se shtatë dekada më vonë, konflikti mbetet një çështje politike në Poloni. Nacionalistët në pushtet thonë se, studimet që tregojnë përfshirjen e disa polakëve në vrasjen e hebrenjve nga Gjermania naziste, janë një përpjekje “për të çnderuar” një vend që vuajti jashtëzakonisht shumë në konflikt.

Gjykata vendosi që, redaktorët e veprës me dy vëllime, “Nata pa fund” dhe “Fati i hebrenjve në qarqe të zgjedhura të Polonisë së okupuar”, Barbara Engelking dhe Jan Grabowski, duhet të kërkojnë falje për thënien që Edward Malinowski u dha hebrenj, “gjermanëve nazistë”.

Akademikët polakë dhe organizatat hebraike të tilla si, Izraeli Yad Vashem, kishin shprehur shqetësimin se, gjyqi mund të kufizojë lirinë e kërkimit.

Kongresi Botëror Hebre deklaroi se ishte “tronditur” nga vendimi. Engelking dhe Grabowski planifikojnë të apelojnë vendimin e së martës.

Çështja ishte sjellë nga mbesa 81-vjeçare e Malinowski, Filomena Leszczynska, dhe financuar nga Lidhja polake kundër shpifjes, e cila kundërshton pretendimet e përfshirjes polake në vrasjen e hebrenjve.

Antisemitizmi në Poloni

Më shumë se 3 milionë polakë jo-hebrenj u vranë nga nazistët. Kombësia me numrin më të madh në Yad Vashem është polake.

Gjithashtu ekziston një traditë e gjatë e antisemitizmit në Poloni, e mbështetur nga disa prelatë të kishës katolike. Në 2017-ën, në një demonstratë me dominancë të ekstremit të djathtë, zhvilluar në ditën e pavarësisë, u shfaqën parulla antisemitike.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimit të okupimit të Polonisë, ndodhën disa masakra. Këtu mund të përmendet shpërthimi i dhunës ndaj datës 4 korrikut 1946 në tubimin e refugjatëve, në qendrën e komunitetit hebre. Të vrarë mbetën 42 hebrenj dhe u plagosën më shumë se 40 prej tyre.

Qeveria nacionaliste e djathtë e Polonisë, po lufton me Bashkimin Evropian mbi ndarjen e pushteteve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ajo nuk mohon Holokaustin dhe shprehet se nuk është antisemitik, duke mos pranuar asnjë aludim për polakët që morën pjesë, kryesisht indirekt, në Holokaust.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore