Shqipëria

Gjykata lë në burg 27-vjeçarin që aksidentoi turistët polakë


Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg” për 27-vjeçarin që aksidentoi për vdekje dy turistët polakë.

Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura dhe drejtuesi i mjetit në gjykatë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Izabela Radovani. Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 27-vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 6 majit.

Burime për Albanian Post bënë me dije se turistët, çift polak, kanë qenë duke udhëtuar bashkë me motor në momentin kur janë përplasur me një makinë tip Golf 5.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Të njëjtat burime thanë se drejtuesi i automjetit u ka prerë rrugën turistëve, të cilët pas përplasjes kanë humbur kontrollin e mjetit të tyre.

Në pamjet filmike të siguruara nga Albanian Post, paraqitet makina e dëmtuar dhe reagimi i shoferit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore