Lajme

Gjykata gjermane dënon ish-rojën 101 vjeç të kampit nazist si ndihmës në mbi 3500 vrasje


Një burrë 101-vjeçar, që besohet se kishte qenë roje i kampit të përqendrimit, u dënua nga një gjykatë gjermane si ndihmës në 3 mijë e 518 akuza për vrasje.

Burri, i identifikuar vetëm si Josef S. për shkak të ligjeve strikte të privatësisë së Gjermanisë, u dënua të martën me pesë vjet burg nga Gjykata Rajonale Neuruppin.

Ai besohet të jetë personi më i vjetër i gjallë që do të gjykohet për akuzat nga epoka e Holokaustit.

Josef S. mohoi akuzat se ai punoi si roje SS në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, në veri të Berlinit, nga viti 1942 deri në 1945.

Pavarësisht se u dënua, prokurorët nuk ishin në gjendje ta lidhnin drejtpërdrejt me vdekjen e të burgosurve.

Avokati i të akuzuarit tha se ai do ta apelonte vendimin nëse autoritetet përpiqen ta dërgojnë atë në burg.

Është gjithashtu e paqartë nëse ai do të merrte një vendim nga komisioni mjekësor nëse do ishte apo e mundur që të përballej me izolimin.

Gjemani pretendoi se punonte si punëtor ferme gjatë kohës për të cilën ishte dënuar, por u përcaktua se ai ndihmoi në makineritë e vrasjeve të nazistëve.

“Ju e mbështetët me dëshirë këtë shfarosje masive me aktivitetin tuaj”, tha gjyqtari kryesues Udo Lechtermann. “Gjykata ka dalë në përfundimin se, ndryshe nga sa pretendoni, keni punuar në kampin e përqendrimit si roje për rreth tre vjet”.

Dënimi i të akuzuarit vjen si nënprodukt i dy zhvillimeve të fundit.

Njëra është se gjykata më e lartë penale e Gjermanisë vendosi këtë vit se personat, që punonin si roje në kampet e përqendrimit, mund të dënohen ende, edhe nëse nuk mund të vërtetohen krime specifike.

Tjetra është se në vitin 2018, të dhënat e kampeve të përqendrimit nga Ushtria e Kuqe u ekzaminuan në Moskë, kështu u zbulua edhe emri i të akuzuarit.

Kampi i përqendrimit Sachsenhausen u krijua në vitin 1936 në veri të Berlinit si kampi i parë i ri pasi Adolf Hitleri i dha SS-së kontrollin e plotë të sistemit të kampit nazist të përqendrimit.

Ai synohej të ishte një strukturë model dhe kamp trajnimi për rrjetin labirint që nazistët ndërtuan në të gjithë Gjermaninë, Austrinë dhe territoret e pushtuara.

Më shumë se 200 mijë njerëz u mbajtën atje midis viteve 1936 dhe 1945.

Dhjetëra mijëra të burgosur vdiqën nga uria, sëmundjet, puna e detyruar dhe shkaqe të tjera, si dhe nëpërmjet eksperimenteve mjekësore dhe operacioneve sistematike të shfarosjes së SS, duke përfshirë të shtënat, varjet dhe helmimin me gaz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore