Shqipëria

Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen e ish drejtorit të burgut


Gjykata e Posaçme(GJKKO) i ka kthyer Prokurorisё sё Posaçme(SPAK) dosjen e ish drejtorit tё burgut 313, Eduart Struga.

Gjykata e Posaçme ka kёrkuar tё vazhdohen hetimet lidhur me akuzёn pёr tё cilin ish drejtori ёshtё arrestuar mё tre prill tё vitit tё kaluar.

Eduart Struga nё bashkёpunim me shefin e logjistikës, Florin Ahmetaj i kanë marrë shtetasit I. Paço, një shumë prej 457 mijë lekë të reja si përfitim i parregullt.

Ky i fundit ushtronte aktivitet të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal(IEVP).

Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj, akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

GJKKO akuzon SPAK nuk ka kryer hetime të plota për çështjen në fjalë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore