Shqipëria

Gjykata e Lartë vendos të hënën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses


Gjykata e Lartë ka vendosur të thërrasë mbledhjen e gjyqtarëve më 12 shtator ora 10:00, pesë ditë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Kushtetuese,

Mbledhja është thirrur nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Më 15 gusht KED dërgoi renditjen e kandidatëve në Gjykatën e Lartë.

Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë është renditur i pari gjyqtari i apelit Ilir Toska, aktualisht anëtar i Këshillit të lartë Gjyqësor.

Toska u vlerësuar me 85.44 pikë, ndërsa i ka kaluar të dyja shkallët e vettingut.

Në listën e KED është renditur e dyta gjyqtarja Manjola Xhaxho me 83.34 pikë, ndërsa e treta gjyqtarja Holta Zaçaj me 82.2 pikë.

Lista e renditjes nga KED i është drejtuar Gjykatës së Lartë e cila do të përzgjedh një nga tre kandidatët. Gjykata e Lartë propozon dhe ka të drejtë emërimi për tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga nëntë që ka gjithsej ajo.

Tre përzgjidhen nga presidenti dhe tre të tjerët nga Parlamenti.

Vakancat në Kushtetuese, KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore