Lajme

Gjykata e Indisë në Karnataka mbështet ndalimin e hixhabit në kolegje


Gjykata e Lartë e Karnatakës la në fuqi një ndalim të hixhabit në kolegje, në një vendim që mund të krijojë një precedent në të gjithë vendin.

Një gjykatë në Indi ka shpallur vendimin se mbajtja e hixhabit nuk është një parim thelbësor i Islamit – si një pengesë për studentët myslimanë që kërkonin të drejtën për të mbajtur shaminë në kolegjet në Karnataka, në jug të Indisë.

Gjykata e Lartë e Karnatakës po dëgjonte kërkesat e studentëve myslimanë të cilëve u ishte ndaluar të hynin në kolegjin qeveritar në Udupi me hixhab të veshur – situatë kjo e krijuar që nga muaji janar.

Protestat e realizuara së fundmi, kunder vendimit për ndalim të hixhabit në Indi.

Drejtorët e kolegjit thanë se hixhabi shkon kundër rregullave që kërkojnë të vishet uniforma. Kur drejtorët nuk pranuan të dorëzoheshin, një grup studentësh e çuan çështjen në gjykatë, shkruan The Guardian.

Nga frika e trazirave mbi vendimin, qeveria e shtetit, e drejtuar nga partia nacionaliste hindu Bharatiya Janata (BJP), e cila qeveris gjithashtu në nivel kombëtar, ka ndaluar tubimet e mëdha këtë javë.

Autoritetet e kolegjit u mbështetën nga qeveria e shtetit, e cila pretendoi në gjykatë se hixhabi nuk ishte një praktikë thelbësore fetare e Islamit dhe ndalimi i tij në klasa nuk shkelte garancinë kushtetuese të lirisë fetare.

Studentët argumentuan të kundërtën, domethënë, se kushtetuta u garantonte atyre të drejtën për të praktikuar besimin e tyre dhe Islami u kërkonte atyre të mbanin hixhabin.

Në të gjithë shtetin, polemika shkaktoi protesta dhe dhunë. Si hakmarrje, grupet e djathta hindu kërkuan të drejtën për të veshur shalle shafrani në klasë nëse hixhabi lejohej – shafrani është ngjyra e hinduizmit dhe lidhet me BJP.

Aktivisti studentor, Dhruv Rathee e përshëndeti vendimin, duke thënë se asnjë student mysliman nuk kishte këmbëngulur më parë për të veshur hixhabin dhe akuzoi aktivistët islamikë se kishin gisht në këtë rast.

Dhruv Rathee.

“Por unë mendoj se për të shmangur helmimin e atmosferës në kolegj, vajzat muslimane duhet të marrin këshilla në mënyrë që të kuptojnë arsyet e vendimit dhe të vijnë në kolegj”, tha Jati për kanalin e lajmeve NDTV.

Edhe, Mukhtar Abbas Naqvi, ministër federal i BJP për pakicat, përshëndeti vendimin.

Mukhtar Abbas Naqvi.

“Gratë muslimane mund të veshin hixhabin kudo që duan – treg, dyqan, rrugë, në kolegje private – por institucionet arsimore qeveritare kanë kodin e tyre të veshjes dhe kjo duhet të ndiqet”, tha ai.

Ende nuk ka asnjë përgjigje nga studentët myslimanë që e çuan çështjen në gjykatë – të njëjtit pritet ta apelojnë atë në Gjykatën e Lartë.

Vendimi nuk ka gjasa të shuajë debatin e zjarrtë që ka ndezur në Indi prej javësh. Disa kanë frikë se ndalimi i hixhabit do t’i detyrojë vajzat muslimane të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos kërkojnë arsimim.

Protestat e realizuara së fundmi, kunder vendimit për ndalim të hixhabit në Indi.

Në një shoqëri multi-fetare si India, ku njerëzit e çdo besimi – si Sikhët dhe çallmat e tyre dhe hindutë me ngjyrën e vermikut në ballë mbajnë simbole – ata argumentojnë se është e paarsyeshme ndalimi i hixhabit.

Frika midis këtij grupi është se BJP po përpiqet përsëri të imponojë axhendën e saj të shumicës hindu mbi pakicat duke i privuar ata nga e drejta e tyre për fenë dhe liria e tyre e zgjedhjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore