Lajme

Gjykata do të vendosë për fatin e luftëtarëve të Mariupol-it, thonë separatistët


Një gjykatë do të vendosë për fatin e luftëtarëve ukrainas që janë dorëzuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, thotë një udhëheqës separatist në Ukrainën lindore.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Tass”, lideri separatist i Donetskut, Denis Pushilin, thotë se “nëse kundërshtari ka ulur armët, gjykata vendos për fatin e ardhshëm”.

Ai shtoi se çdo ukrainas që rezulton se është “kriminel neo-nazist lufte” duhet të përballet me një gjykatë ndërkombëtare.

Pushilin thotë se komandantët e lartë në fabrikën e çelikut janë ende brenda fabrikës dhe nuk janë dorëzuar ende, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar mediat lokale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore