Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se është e nevojshme që të vazhdohet dialogu me Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Mirëpo, kryediplomati serb ka shtuar se drejtuesit e ri të Unionit – të zgjedhur pas zgjedhjeve në BE – “duhet të marrin një vendim të kujdesshëm dhe të mençur” se si synojnë t’i qasen dialogut mes Prshtinës dhe Beogradit në të ardhmen.
“Ata duhet të vendosin nëse do të drejtohet drejtpërdrejt nga dikush si (Përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë) Kaja Kallas, apo nëse do të emërohet një përfaqësues i ri special që ka mbështetje reale dhe një mandat të fortë nga anëtarët”, ka theksuar Gjuriç, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për një marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve, e njohur si Marrëveshja Bazike, fillimisht në Bruksel më 27 shkurt, dhe më pas për aneksin e zbatimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars 2023.
Aty Kosova – pos tjerash – pranonte që t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet e arritura me herët, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe pajtimin për një status special për Kishën Ortodokse Serbe.
Serbisë i kërkohej që të mos e pengonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përgjithësisht njëfarë njohje de-facto të shtetësisë.
Mirëpo, kur kanë kaluar më shumë se një vit nga kjo ujdi, zbatimi i saj s’ka filluar fare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Nis viti i ri shkollor, paketë dhe plan masash për sigurinë e nxënësve
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit